Forcat e sigurisë në Türkiyen lindore "neutralizuan" pesë terroristë, duke përfshirë një në kategorinë e kuqe më të kërkuar, tha të enjten ministri i brendshëm i vendit.
"Pesë terroristë u neutralizuan në zonat rurale të rrethit Dogubayazit në provincën Agri dhe fshatit Palamut në rrethin Hasankeyf të provincës Batman, në operacionet "BOZDOGAN-43", tha ministri Ali Yerlikaya në rrjetin social X.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuanoëë u vranë ose u kapën.
Një nga pesë të neutralizuarit në operacione ishte një terrorist i quajtur Yilmaz Oner, theksoi Yerlikaya.
Oner, i njohur edhe me emrin e tij të koduar Sehmus Malazgirt, kërkohej në kategorinë e kuqe të listës së koduar me ngjyra të Ministrisë së Brendshme. Lista është e ndarë në pesë kategori, ku më e kërkuara është e kuqja, e ndjekur nga ngjyra e kaltër, ngjyra jeshile, ngjyra e portokalltë dhe ngjyra e përhimtë.
Tre terroristë të tjerë kërkoheshin në kategorinë e portokalltë.
Yerlikaya tha se Oner kishte marrë pjesë në një total prej 18 sulmesh terroriste që morën jetën e 27 personelit të sigurisë dhe katër civilëve, ndërsa 68 personel të sigurisë dhe dy civilë u plagosën.
U përcaktua gjithashtu se Oner dha urdhrin që ato sulme terroriste të ndodhin, shtoi ai.
Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja është e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.