Mjekët në Türkiye po vazhdojnë të trajtojnë një foshnjë 8-muajshe, e cila ra nga kati i 5-të i një ndërtese gjatë tërmeteve të javës së kaluar në rajonin jugor të vendit.
Birce Fansa ra nga kati i 5-të i ndërtesës me djepin e saj kur tërmeti goditi qytetin Antakya në provincën Hatay.
Nëna dhe i ati i saj, Nilay dhe Cengiz, u shpëtuan nga rrënojat e ndërtesës 13, respektivisht 33 orë pas tërmetit, ndërsa dy fëmijët e tjerë, Alin dhe Nil, nuk i mbijetuan tërmetit.
Foshnja 8-muajshe u shpëtua pasi njerëzit dëgjuan të qarat e saj.
Ajo më pas u dërgua në spitalin e Adanas nga ndihma e shpejtë.
Dr. Nursah Keskin, e cila po e trajton foshnjën në spital, u tha gazetarëve se Birce ka shumë fat.
“Ne filluam trajtimet për të zhbërë hemorragjinë intrakraniale. Këmbën e ka të thyer... Por, shumë gjëra më të rënda mund t’i ndodhnin nga rënia në tokë. Zoti e mbrojti, është mrekulli”, tha mjekja.
E ëma e foshnjës tha se fillimisht nuk e dinte se Birce është gjallë, por tani ndihet e lehtësuar.
Të paktën 35.400 persona humbën jetën nga tërmetet e 6 shkurtit në Türkiyen jugore. Dy tërmete, me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë goditën Türkiyen me vetëm 9 orë dallim nga njëri-tjetri. Në zonat e prekura jetonin 13 milionë njerëz.