Lista e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes me 36 parti që do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit 2023 është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Partitë politike që do të konkurrojnë në zgjedhje përfshijnë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Partinë e Unitetit të Madh (BBP), Partinë Popullore Republikane (CHP), Partinë e Lumturisë (Saadet Partisi), Partinë për Demokraci dhe Përparim, Partia e së Ardhmes, Partia e Mirë (IYI), Partia e Atdheut, Partia e Mirëqenies së Re, Partia Demokratike, Partia e Majtë Demokratike, Partia Demokratike e Popullit (HDP) dhe Partia Komuniste e Türkiyes.
Në Gazetën zyrtare të dielën gjithashtu janë publikuar edhe disa praktika dhe ndalesa për ditën e zgjedhjeve.
Shitja e pijeve alkoolike do të ndalohet nga ora 6 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 12 të mëngjesit me orën lokale në ditën e zgjedhjeve.
Askush nuk do të lejohet të mbajë armë, përveç atyre që janë përgjegjës për ruajtjen e sigurisë dhe rendit.
Mediave u ndalohet të bëjnë parashikime dhe komente mbi zgjedhjet dhe rezultatet e tyre deri në orën 18:00 me orën lokale.
Mediat do të jenë në gjendje të publikojnë lajme dhe komunikata që do të publikohen nga këshilli zgjedhor, midis orës 18:00 me orën lokale dhe 21:00 me orën lokale.
Pas orës 21:00 me orën lokale ose më herët, transmetuesit do të jenë të lirë të raportojnë për rezultatet e zgjedhjeve.
Të njëjtat dispozita do të zbatohen edhe më 28 maj, e cila u përcaktua si data e një raundi të dytë të mundshëm të zgjedhjeve presidenciale.
Votimi është planifikuar të fillojë në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe të përfundojë deri në orën 17:00 sipas orës lokale.