Trupi i Christian Atsu, futbollistit të skuadrës turke të ligës së parë Hatayspor, është gjetur nën rrënojat e një rezidence në Antakya. Menaxheri i tij, Nana Sechere tha se futbollisti 31-vjeçar ganez kishte ndërruar jetë. "Me keqardhje ju informoj të gjithëve se trupi i Christian Atsu është gjetur këtë mëngjes. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Përfitoj nga rasti për t'i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre", tha Sechere. Lajmin për vdekjen e futbollistit e ka konfirmuar klubi. "Trupi i futbollistit tonë Christian Atsu, i cili vdiq në tërmet, do të transferohet në vendlindjen e tij, Ganë. Nuk do të të harrojmë Atsu. U prefsh në paqe. Nuk ka fjalë për pikëllimin tonë. Fli në paqe", njoftoi klubi. Numri i viktimave nga tërmeti i 6 shkurtit në Türkiye sipas të dhënave të fundit është rreth 40 mijë.
18 Shk 2023
Gjendet trupi i pajetë i Christian Atsu në Antakya
Menaxheri dhe klubi futbollistik Hatayspor kanë njoftuar se lojtari i tyre Christian Atsu ka ndërruar jetë në tërmetin e 6 shkurtit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Artikujt në këtë kategori
Türkiye mirënjohëse për mbështetjen e paprecedentë globale pas tërmeteve
Mijëra jetë u shpëtuan për shkak të “nivelit të paprecedentë të mbështetjes dhe solidaritetit global” që Türkiye dëshmoi pas tërmeteve të dyfishta të muajit të kaluar, thotë drejtori i Komunikimeve i Presidencës Turke Fahrettin Altun.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.