Türkiye kritikoi vendimin e fundit të Greqisë që mohon njohjen e myftinjve muslimanë të zgjedhur nga pakica turke, duke e quajtur atë "të papranueshme".
Në një deklaratë, ministria e Jashtme Türkiye i kërkoi Greqisë të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të përmbushë detyrimet e saj sipas Traktatit të Paqes së Lozanës dhe marrëveshjeve të tjera përkatëse për pakicën turke në rajonin e Trakisë Perëndimore.
Deklarata erdhi si reagim ndaj legjislacionit të ri që lejon emërimin e myftinjve nga autoritetet greke, një sistem që pakica turke në Trakinë Perëndimore e refuzon, pasi injoron të drejtën e pakicës turke sipas traktatit për të zgjedhur myftinjtë e tyre.
Rajoni i Trakisë Perëndimore të Greqisë, në verilindje të vendit pranë kufirit turk, është vendbanim i një pakice të konsiderueshme turke muslimane të krijuar prej kohësh, që numëron rreth 150 mijë persona, ose rreth një e treta e popullsisë.
Të drejtat e turqve të Trakisë Perëndimore u garantuan me Traktatin e Lozanës të vitit 1923, por që atëherë situata është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme.
Pas ardhjes në pushtet të juntës greke në vitin 1967, turqit e Trakisë Perëndimore filluan të përballen me persekutim më të ashpër dhe shkelje të të drejtave nga shteti grek, shpesh në shkelje të hapur të vendimeve të gjykatave evropiane.
Minoriteti turk në Greqi vazhdon të përballet me probleme në ushtrimin e të drejtave të tij kolektive dhe civile dhe të drejtave arsimore, duke përfshirë autoritetet greke që ndalojnë fjalën "turke" në emrat e shoqatave, mbyllin shkollat turke dhe përpiqen të bllokojnë komunitetin turk që të zgjedhë myftinjtë e vet.
4 Gus 2022
Greqia nuk i njeh myftinjtë musliman të zgjedhur nga populli turk
Ministria e Jashtme e Türkiye-s ka reaguar ndaj legjislacionit të ri grek i cili parasheh që emërimi i myftinjëve të bëhet nga autoritetet greke
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.