Hakan Fidan takohet me Blinkenin në Bruksel / Foto: X - MPJ turke

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Belgjikë me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Sipas një postimi të ministrisë në "X", Fidan është takuar me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së Blinken përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza dhe procesi i anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Sipas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken ka thënë se kanë pasur takim shumë të mirë me Fidanin kur ishin në Ankara disa javë më parë dhe se presin të kenë të njëjtin takim të mirë edhe sot.

Duke thënë se të gjithë po punojnë për krizën në Gaza, Blinken ka deklaruar: "Ndërsa shkojmë drejt samitit qershorin e ardhshëm, 75-vjetorin (e NATO-s), ne kemi shumë çështje në NATO, duke përfshirë anëtarësimin e Suedisë. Ka shumë çështje të tjera dhe sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës."

Duke u shprehur se është mirënjohës për mundësinë për të ndarë këndvështrimet e tij për këto çështje, Blinken ka thënë: "Jam gjithashtu mirënjohës për bashkëpunimin tonë me Türkiyen, një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlefshme e NATO-s".

Ministri Fidan gjithashtu ka thënë se gjenden në Bruksel për të marrë pjesë sot në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, duke shtuar: "Ka çështje shumë të rëndësishme përpara nesh dhe jam i sigurt se të gjithë do të kemi diskutime shumë të hapura dhe të sinqerta. Ne e vlerësojmë vërtet miqësinë dhe bashkëpunimin tonë".

AA