Istanbuli është një nga ato qytete që shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës planifikojnë të udhëtojnë dhe shijojnë atje çdo vit.
Një qytet që është të paktën dymijëvjeçar, mirëpret ardhjen e turistëve të shumtë me një sërë atraksionesh historike dhe moderne.
Njëri ndër to është edhe Hamami qindravjeçar i sulltaneshës Hürrem.
Ndërmjet Xhamisë së Kaltër dhe Ajasofjas
Hamami, banja tradicionale turke e Sulltaneshës Hürrem, gruas së Sulejmanit të Madhërishëm, daton që nga shekulli i 16-të dhe është një ndërthurje e përsosur e arkitekturës, estetikës dhe relaksimit të Lindjes së Mesme.
Hamami, i cili u ndërtua nga Mimar Sinani me kërkesë të sulltaneshës, vizitohet çdo vit nga rreth 40 mijë turistë.
Hamami u ndërtua në vitin 1556 midis Xhamisë së Kaltër dhe Xhamisë Ajasofja. Ajo ka ruajtur formën e saj origjinale për 467 vjet.
Një nga thesaret e çmuara të Istanbulit, hamami tërheq një numër të madh turistësh, kryesisht të huaj, dhe dashamirës të historisë dhe kulturës.
Si u trajtua ndër vite dhe struktura momentale?
Banja, e cila u përdor në mënyrë aktive deri në vitin 1910 më pas për shumë vite shërbeu si një burg dhe si depo për letra dhe vaj.
Ajo në vitin 2008 u kthye në funksionin e vërtetë origjinal.
Rreth 1.300 metra katrorë mermer janë përdorur në banjën, e cila u restaurua nga Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Kocaelit.
Hamami ka hapësirat e ndara për meshkuj dhe femra, gjegjësisht ka një hapësirë për privatësi ndërsa shumica e vizitorëve janë gra.