Historitë prekëse dhe inspiruese nga provincat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit në Türkiyen nuk kanë fund. I tillë është rasti edhe i familjes Yıldırım nga provinca Hatay.
Jeta e tyre modeste në lagjen Odabaşı në rrethin Antakya të Hatayit, përnjëherë mori tjetër kuptim pas tërmeti ua prishi banesën në katin e parë të ndërtesës 7-të katëshe. Por, mbijetimi i kësaj tragjedie është fati më i madh në këtë fatkeqësi shekullore.
Burak dhe Nedim Yıldırım, çifti punonjësish shëndetësor, së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare Azrën, tërmetit i kishin mbijetuar pasi ishin hedhur nga dritarja e banesës së tyre.
Familja, e cila qëndron në tendën e spitalit fushor të ngritur në oborrin e spitalit të trajnimeve edhe kërkimeve në Hatay, ndihmon edhe të lënduarit këtu, por interesohen edhe me fëmijët e tyre.
Fatkeqësi e tmerrshme
Burak Yıldırım, duke folur për çastet e dridhjes së 6 shkurtit, për Anadolu, tha se se natën e tërmetit i kishte zgjuar zhurma.
"Pasi mora në krahë vajzën, i bëra me shenjë bashkëshortes dhe më pas u hodha jashtë nga dritarja e shtëpisë sonë e cila shikon në pjesën e parkut të lodrave për fëmijë. Blloku ku qëndrojmë përbëhet nga katër ndërtesa. Mund ta shihnim kaosin qartë teksa ndërtesat u ndërthurën me njëra-tjetrën. Ne ishim të parët që dolëm nga ndërtesa. Përreth dëgjoheshin britmat, largimet dhe thirrjet e njerëzve për ndihmë, por në atë moment nuk mund të ndihmosh sepse akoma nuk ke shpëtuar veten”, shprehet Burak.
“Në atë moment, fqinji ynë përballë në katin e parë foli më zë të lartë 'më merrni fëmijën'. Në krahë kisha vajzën, në atë kohë u kthye bashkëshortja. Fqinji ynë lëshoi në krahët e bashkëshortes sime fëmijën 2,5-3-vjeçar. Fatmirësisht edhe bashkëshortja ime arriti ta kapë", sqaron Burak.
Pas pranimit të ndihmës së parë çifti Yıldırım, tha se janë nisur drejt në stacionin e Shërbimeve të Urgjencës 112 ku edhe punonin.
“Me bashkëshorten filluam të merremi me radhë me rastet. Unë kujdesesha për fëmijën, ndërsa bashkëshortja shkonte për trajtimin e rasteve. Kur ajo vinte, më pas shkoja unë. Këtë e vazhduam për 6-7 ditë. Kemi bërë më të mundurën tonë në aspektin e ndërgjegjes, por nuk mundëm të ishim të mjaftueshëm, nuk mundëm të arrinim", thotë ai.
Përvojë e hidhur
Faktin se ende i ndiejnë përjetimet tronditëse të fatkeqësisë, Nedim Yıldırım shpjegon duke treguar se si kanë ndërhyrë edhe në rastin e Mustafa Avcısë, i cili mbeti nën rrënojat e tërmetit në spitalin privat në të cilin kishte vajtur për lindjen e bashkëshortes dhe i cili u shpëtua nga rrënojat 261 orë pas tërmetit.
"Shpjegoi se bashkëshortja kishte kryer lindje dhe foshnjën e kishte parë 15 minuta dhe më pas nuk kishte informacion. Më pas mësuam se bashkëshortja e tij dhe foshnja ishin mirë. Nga ne kërkoi ujë dhe i lagëm buzën. Jemi përpjekur t'i ndihmojmë atij dhe shumë persona të tjerë si ai", tregon Nedime Yıldırım.
Ajo tha se janë përpjekur t'u ndihmojë njerëzve nën rrënoja me sa mundësi kanë pasur, pasi fëmija e tyre ka qenë në gjendje të mirë.
Në lidhje me përjetimet nga tërmeti, Nedim tha se tek ndërtesa e tyre shembej kishte raste kur fëmijët janë hedhur nga katet e mësipërme me qëllim që të shpëtojnë.
"Në ato momente tërmeti vazhdonte dhe kishte një shi intensiv. U lagëm plotësisht dhe nuk kishim asnjë vend të thatë. Fëmijët thoshin: 'kemi ftohtë, na dërgoni në shtëpi'. Ndodheshin në shok, nuk e dinin çka ishte tërmeti. Ato zëra i kam ende në kokë, veshë. Unë dhe bashkëshorti nuk mund ta linim fëmijën tonë në ndonjë vend për shkak se ishim edhe personel i shërbimit të urgjencës”, tregon Nedime.
Humbja e koleges
Përfshirjen e shpejtë në ndihmë të të tjerëve, duke pasur parasysh faktin se të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë shpëtuan dhe mbijetuan tërmetin e rëndë e vërteton edhe Nedime, të cilët për kohë të shkurtër e kishte pranuar lajmin për humbjen e një koleges së saj.
“Kur mbërrita në vendin e punës, telefonova koleget për të mësuar për situatën e tyre, ato që ndodheshin në gjendje të mirë për të punuar. Mësova se kishim humbur shoqen (kolegen) time më të afërt të punës Gamze, bashkë me bashkëshortin İlyas dhe fëmijën Çınar Akkaya. Aktualisht nuk mund t'i kuptojmë shumë dhimbjet tona sepse vazhdojmë ende të punojmë. Por, mesa duket që dhimbjet tona do t'i përjetojmë kur të përfundojë ky proces", thekson Nedime.
Bazuar në të dhënat e autoriteteve turke, numri i viktimave nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit ka shkuar në 43.556 njerëz.