Pas tërmetit fatal të 6 shkurtit, në rrethin Dortyol në Hatay kanë lindur 205 foshnja në një spital të ndërtuar me izolatorë sizmikë, të cilët i mbronin nga ndikimi i tërmetit.
Për shkak të fatkeqësisë, kapacitetet e spitaleve janë përmirësuar nga 250 deri në 400 dhe operohet me mjekë, infermierë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi.
Më 6 shkurt, një tërmet i fortë 7,7, me epiqendër në qarkun Pazarcik, tronditi Kahramanmaraşin dhe tronditi fuqishëm disa provinca, edhe atë: Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay, Kilis dhe Elazig. Më vonë, në orën 13:24. (1024 GMT), një tërmet me magnitudë 7,6 me epiqendër në qarkun Elbistan të Kahramanmaraşit goditi rajonin. Më vonë, më 20 shkurt, vetëm dy javë pasi tërmetet tronditën provincën më jugore të Hatay të Türkiyes, një tërmet tjetër i fuqishëm e goditi rajonin, nga i cili ndërruan jetë gjashtë viktima.