Humanizmi në dhimbje: Varros 11 familjarë, po punon si vullnetar në Eğriçay.     /Foto: AA

Humbja e 11 anëtarëve të familjes së tij të gjerë në Adıyaman, në tërmetet e 6 shkurtit, 56-vjeçarin Šeref Göçer nuk e kanë gjunjëzuar. As dëmet e mëdha ndaj shtëpisë nuk e ka thyer. Përkundrazi, pas sistemimit të familjes së ngushtë në Kocaeli, Göçer, është aktivizuar si vullnetar në shërbim të nevojtarëve.

Humanizmin e tij ai tashmë e jep në Fushën e Atletikës në Eğriçay, ku është ngritur një strehimore e përkohshme me tenda.

Banorët e qytetit të çadrave e thërrasin "xhaxha".

Humanizmi në dhimbje: Varros 11 familjarë, po punon si vullnetar në Eğriçay. AA

Bashkërisht me ekipet e Batalionit të Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë nga Tunceli, "xhaxhai" u shërben 5.300 banorëve në 550 çadra sa kanë ngritur ne Eğriçay.

Afërsia dhe fytyra e buzëqeshur ka ndikuar që Göçer të fitojë zemrat e të prekurve nga tërmeti.

Në një rrëfim për Anadolu, Göçer shprehet se shtëpia e tij në Yeni Mahallë është dëmtuar nga tërmeti dhe se ai ka qëndruar në Adıyaman për t'u ndihmuar viktimave të tërmetit në qytet.

Gkatë dy ditëve të para pas tërmetit ai thotë se së bashku me ushtarët kanë shpërndarë ndihma nëpër fshatra.

"Ishte e vështirë të arrijë në vendet me borë, i mbajtëm në shpinë me ushtarët. Pastaj ne u përpoqëm t'i sjellim popullit tonë rroba, ushqim dhe ujë sa më shumë që të mundemi për një javë këtu në qytetin e çadrave", thotë Göçer.

Falë Zotit, siç theksoi ai, anëtarët e familjes së tij të ngushtë kanë shpëtuar nga tërmetet e 6 shkurtit. Por, shumë nipa e mbesa të tij janë në mesin e mijëra viktimave.

“Fëmijët e motrës sime, vjehrra, djemtë e xhaxhait dhe fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë, i kemi varrosur. Unë varrosa 11 të afërm të mi, por, përveç kësaj, kemi edhe 5-10 varrime të tjera. Tani, edhe nëse jam i prekur nga tërmetet, nuk na takon të shkojmë. Këta ushtarë, populli, kanë ardhur të na shërbejnë. Le t'u ndihmojmë në një farë mënyre. Le të arrijmë tek të gjithë aq sa mundemi”, thotë ai.

Göçer, edhe pse vetë ndihet si viktimë e tërmetit, ai nuk tregon shenja pesimizmi për të ngecur.

Humanizmi në dhimbje: Varros 11 familjarë, po punon si vullnetar në Eğriçay. AA

"Unë jam viktimë, por ka shumë më shumë viktima se unë... Së pari, duhet t'u ndihmoj atyre. Ka fëmijë të vegjël nëpër tenda, në djep... Fëmijët tuaj duhet të jenë prioriteti. Unë kur uritem mund të shkoj para një tende dhe të kërkoj bukë që ta mbush barkun. Por, ne bëjmë çmos që ai fëmijë të mos bëhet viktimë”, thekson Göçer.

Aktivietiti i tij humanitar kryesisht përbehet duke shpërndarë ndihma të cilat arrijnë për të prekurit nga tërmeti.

"Unë i shkarkoj materialet nga kamionët, qoftë ujë apo ushqim. Sot, për shembull, erdhën fruta, shkarkojmë një kamion dhe fillojmë shpërndarjen. Ne u përpoqëm ta shpërndajmë në mënyrë sa më të barabartë”, tha Göçer.

Ndryshe, të dhënat e fundit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave të Türkiyes flasin se numri i viktimave si pasojë e dy tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt është rritur në shumë se 42.000 persona. Nga ana tjetër, mbi 100.000 të tjerë kanë marrë lëndime nga këto tërmete.

TRT Balkan / agjencitë