Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Türkiyes / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan emëroi Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Türkiyes (MIT).

Drejtoria për Komunikim në Zyrën e Presidentit të Türkiyes njoftoi se në krye të MIT-it është emëruar Kalın, i cili është zëdhënës i Presidentit turk që nga viti 2014.

Si emër i njohur në skenën politike turke, 51-vjeçari Kalın mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Presidencës turke që nga viti 2018 dhe kryekëshilltar i Erdoğanit.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Pasi fitoi zgjedhjet më 28 maj, Erdoğan zbuloi kabinetin e tij të ri pas një inaugurimi në kryeqytetin Ankara të shtunën.

Hakan Fidan, i cili më parë shërbeu si kreu i MIT-it, u emërua ministër i ri i Jashtëm i Türkiyes.

TRT Balkan / agjencitë