Gjatë një operacioni të kryer në ditën e hënë, forcat e sigurisë turke gjurmuan dy terroristët që hodhën në erë veten në një automjet.
"Ndërsa mjetet tona të blinduara iu afruan automjetit që besohet se mbante terroristë, nga brenda automjetit shpërthyen të shtënat. Më pas, duke kuptuar se nuk mund të shpëtonin, dy terroristët shpërthyen me eksploziv, duke i dhënë fund jetës së tyre", deklaroi ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Yerlikaya tha se Orhan Elma, i koduar si Rodi Hayri, ishte në kategorinë e kuqe të listës së kërkuar të Türkiye, duke shtuar se përpjekjet për të identifikuar terroristin e dytë janë në vazhdim.
Identiteti i terroristit të dytë është aktualisht nën hetim.
Lista e të kërkuarve është e ndarë në pesë kategori të koduara me ngjyra, ku e kuqja është më e kërkuara, e ndjekur nga e kaltra, e gjelbra, e portokallta dhe e hirta.
Katër sulme terroriste të organizuara
Gjithashtu, u zbulua se terroristi Orhan Elma kishte planifikuar katër sulme të veçanta, duke çuar në vdekjen e pesë personave, përfshirë këtu dy personel sigurie, dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoi" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
PKK-ja ka nisur fushatën e saj terroriste kundër Türkiyes rreth 35 vjet më parë.
PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.