Ish-pronari i restoranteve KFC, Pizza Hut në Türkiye, shpall falimentim

Ish-pronari i restoranteve KFC, Pizza Hut në Türkiye, shpall falimentim

Is Gida mbyll 537 pika me 214 milionë dollarë borxh
Ish-pronari i restoranteve KFC, Pizza Hut në Türkiye, shpall falimentim / Photo: AA

Is Gida, ish-pronari dhe operatori i restoranteve KFC dhe Pizza Hut në Türkiye, ka falimentuar me një borxh prej 7,7 miliardë lirash turke (214 milionë dollarë).

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Ilkem Sahin, në një deklaratë në fillim të kësaj jave, tha:

“Tani që është në lajme, mund të them qartë se realiteti me të cilin përballemi sot është një borxh prej miliarda lirash turke, pasuri të paluajtshme të kompanisë të sekuestruara nga bankat dhe institucionet shtetërore, përfshirë fabrikat tona, dhe të gjitha kursimet e mia që kam lënë peng si kolateral".

Procedurat e falimentimit çuan në humbjen e rreth 7.000 vendeve të punës me 537 restorante të operuara nga kompania në mbyllje në Türkiye.

Kjo erdhi pasi Yum! Brands, pronari i zinxhirëve ndërkombëtarë të ushqimit të shpejtë, ndërpreu marrëveshjet e franshozës e Is Gida më 8 janar.

Chris Turner, zyrtari për franshazim i Yum! Brands, tha "para përfundimit, Yum! Brands u angazhuan me IS Gida për disa muaj, për të ofruar ndihmë dhe për të zgjidhur çështjet kryesore, por IS Gida përfundimisht nuk ishte në gjendje të ruante përputhjen me standardet tona dhe t'u përmbahej dispozitave themelore të marrëveshjeve tona të franshizës"

KFC-ja dhe Pizza Hut janë ndër disa brende perëndimore në Türkiye që kanë qenë subjekt i thirrjeve për bojkot për lidhjet e tyre me Izraelin, i cili ka vrarë më shumë se 47.000 njerëz në Gaza që nga 7 tetori 2023 dhe vazhdon shkeljet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

AA