Istanbul, pas sulmit terrorist arrestohen 40 persona / Photo: AA

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në lidhje me sulmin e djeshëm terrorist në Istanbul, tha se policia e Istanbulit ka bastisur 25 adresa dhe se deri më tani janë arrestuar 40 persona.

Një sulm terrorist ka ndodhur dje para Pallatit të Drejtësisë në Istanbul, ku një shtetas ka humbur jetën dhe gjashtë persona janë plagosur, mes tyre tre policë. Dy terroristë u neutralizuan.

Yerlikaya dha detaje të arrestimit të personave që kishin lidhje me terroristët pas sulmit të djeshëm.

“Menjëherë pas kësaj tentative të tmerrshme, policia e Istanbulit ka kryer bastisje në 25 adresa dhe deri më tani janë ndaluar 40 persona dhe operacionet vazhdojnë”, tha Yerlikaya.

Autorët e sulmit në postbllokun e policisë përpara gjykatës ishin anëtarë të grupit terrorist DHKP-C, tha më herët ministri Yerlikaya.

AA