Istanbuli, një nga qytetet më të vizituara në botë, theu rekordin e të gjitha viteve të mëparshme duke pritur më shumë se 17,3 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2023.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit të Türkiyes, numri i shtetasve të huaj që vizituan Istanbulin u rrit me 8,44 për qind krahasuar me një vit më parë.
Sipas raportimeve, 17.370.030 turistë të huaj vizituan Istanbulin vitin e kaluar.
Më së shumti vizitorë ishin nga Federata Ruse me gjithsej 1,9 milion, e ndjekur nga Gjermania me 1,2 milion, Irani me 1,05 milion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 853.000, Britania e Madhe me 701.000, Arabia Saudite me 604.000 dhe Franca me 589.000.
Aeroporti i Istanbulit ishte zgjedhja e parë e vizitorëve të huaj që mbërritën në Istanbul në vitin 2023.
Një total prej 71,78 për qind e shtetasve të huaj që mbërritën me avion në metropolin rus përdorën aeroportin në Istanbul vitin e kaluar.