Qyteti më atraktivë i Türkiyes, Istabuli, ka mirëpritur 1,87 milion turistë në korrik, numri më i lartë në një dekadë.
Numri i turistëve të huaj që vizituan Istanbulin u rrit me 6 për qind nga viti në vit në korrik, sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Istanbulit.
Rreth 1,82 milionë vizitorë mbërritën në qytet nga ajri dhe 49.681 nga deti.
Rusët zunë vendin e parë midis turistëve të huaj që vizituan Istanbulin në korrik, me 185.636 vizitorë, të ndjekur nga gjermanët me 135.568 dhe sauditët me 105.041.
Turistët nga vende të tjera të mëdha përfshijnë ShBA-në, Iranin, Francën, Britaninë e Madhe, Irakun, Kuvajtin dhe Holandën.
Metropolitani turk u vizitua gjithashtu nga 9,77 milionë turistë të huaj në shtatë muajt e parë të 2023, me një rritje prej 15 për qind në bazë vjetore.
Një në çdo tre turistë të huaj që vizitojnë Türkiye erdhën në Istanbul në periudhën e parë shtatëmujore.