Jeta mes dy tërmeteve e Osman Enesit.     /Foto: AA

Të shumta kanë qenë ngjarjet e pazakonta të cilat kanë ndodhur në periudhën pas tërmeteve në provincat jugore të Türkiyes. Krahas historive të ndryshme të mbijetesës nën rrënoja për disa ditë me radhë, në rajonet e prekura nga tërmeti lë përshtypje edhe ngjarje me të riun Osman Enes.

Osman Enes Basturk, i birri i Asiyes lindi ditën e tërmetit të vitit 1999 në rrethin Golcuk në veriperëndim të Kocaelit, humbi jetën në provincën juglindore të Gaziantepit kur dy tërmete goditën rajonin më 6 shkurt.

Nëna e tij Asiye Basturk, duke e rrëfyer ngjarjen spjegon se ajo u zgjua me një dridhje natën dhe e shtyu burrin e saj pas murit, por gjatë përpjekjes për të arritur deri te fëmijët e saj, muri ra mbi të.

Djali i saj i madh Osman Enes dhe vëllai Emirhan po flinin në të njëjtën dhomë kur goditi tërmeti me magnitudë 7,7 me qendër në provincën Kahramanmaraş.

“Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit në Golcuk që ndodhi në vitin 1999. Ai vdiq në tërmetin në Nurdagi në vitin 2023”, tha ajo, duke iu referuar rrethit të Gaziantepit ku jeton familja.

Djalin e saj tashmë të ndjerë Asiye Basturk e kujton si trim dhe të fuqishëm sa një mal.

“Unë thashë se Osman Enes është i fortë, ai do të shpëtojë vëllain e tij. Djali im u mbrojt nga vëllai i tij, por nuk mundi të shpëtonte veten. Vuri dorën mbi supe. Djali im i vogël doli nga nën rrënoja”, tha Basturk.

Vëllai i Enesit, i mbijetuari Emirhan, i cili u lëndua nga tërmeti, tha se natën e tërmetit ka fjetur në të njëjtën dhomë me vëllain e tij. Ai tha se kishte shumë frikë në momentin e lëkundjes, duke përshkruar momentet e tmerrshme.

“Kur goditi tërmeti, ne u përqafuam. Në atë kohë më ra të fikët për disa minuta. Dëgjova zhurmën e shembjes së ndërtesës. Ndërtesa u shemb plotësisht. Vëllai im ishte shtrirë pranë meje, i pajetë”, tha ai.

“Zëri i babait tim vinte nga jashtë, ndërsa zëri i nënës sime ishte nga brenda. E thirra nënën time, ajo m’u përgjigj. Nëna ime më pyeti se si ishte vëllai im dhe unë thashë se nuk dilte zë prej tij”, tha ai.

Familja u vendos në shtëpi tri ditë para se të godiste tërmeti. “Shkuam të premten. E mobiluam shtëpinë të shtunën dhe të dielën, kështu që u lodhëm. Unë u ngrita për të falur namazin rreth orës 3 të mëngjesit të natës së tërmetit. Më pas ndodhi tërmeti”, tha babai i tyre, Mehmet Basturk.

“Ndërtesa u shemb papritur. Dola me mjetet e mia. Kisha të ftohtë. Erdhi një shofer, i bleva pallton. Pastaj erdhën të afërmit, shpëtuam gruan dhe djalin tim të vogël. Nëse nuk do të kishin ardhur, familja ime do të kishte vdekur”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë e Türkiyes e bëri të ditur se mbi 6.000 foshnja kanë lindur në zonën e tërmetit që nga goditja e tërmeteve.

TRT Balkan / agjencitë