Jeta pas tërmetit: Melike nëntëvjeçare ëndërron ditët kur do të ecë

Jeta pas tërmetit: Melike nëntëvjeçare ëndërron ditët kur do të ecë

Si profesion të së ardhmes 9-të vjeçarja nga Kahramanmaraşi e ka zgjedhur profesionin e polices.
Jeta pas tërmetit: Melike nëntëvjeçare ëndërron ditët kur do të ecë.     /Foto: AA

Nëntëvjeçarja Melike Savkili e cila qëndroi nën rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Türkiyen jugore, plot 102 orë nuk i ka humbur shpresat e jetës, edhe pse si pasojë e lëndimeve humbi njërën këmbë. Ëndrra e saj është të pajiset me një protezë dhe sërish të ecë.

Para tërmetit, ajo jetonte me familjen e saj në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmetit. Nga rrënojat u shpëtua edhe nëna e saj, 44-vjeçarja Canan. Fatkeqësisht, babai i Melikës, Selimi (48), vëllai Ismail Efe (16) dhe motra Elife Gokçe (24) humbën jetën.

Metin Caliskan, një minator që ishte në ekipin e shpëtimit dhe nxori Meliken nga nën rrënoja, ishte në kontakt me vajzën dhe nënën e saj gjatë gjithë kohës pas shpëtimit.

Për një kohë i priti në shtëpinë e tij në lagjen Cayeli të Rizes. Megjithatë, me kërkesën e tyre, ai i ktheu në Kahramanmaraş, ku filluan një jetë të re në një nga vendbanimet e kontejnerëve.

Melike lëviz me ndihmën e një karrige me rrota ose një ndihmësi.

Duke folur për Anadolu, ajo kujtoi kohën kur ishte e ngujuar nën rrënoja. Përpos frikës, ajo thotë se gjatë kësaj periudhe ka qenë e uritur dhe e etur dhe po priste të shpëtohej.

"Ishte shumë errësirë, unë nuk mund ta shihja nënën time. Kur ata ndezën dritën nga lart, atëherë pashë nënën time. Më pyetën nëse mund ta shihja dritën. Kur u përgjigja, erdhën për ne", tha Melike.

Ajo u gëzua shumë kur dëgjoi zërin e minatorit Caliskan.

“Fillimisht dua të marr protezën dhe më pas të mbaroj shkollën dhe të jem police”, shprehet Melike.

Nënë Canan tha se dhimbja është e papërshkrueshme për bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të cilën humbën jetë nga tërmeti.

"Melike dëshiron të ecë dhe të vrapojë. Ajo do të ecë përsëri dhe shpresoj që të arrijë ëndrrat e saj", tha Canan.

Përjetimi i minatorit

Minatori Metin Caliskan deklaroi se e gjithë bota ishte e tij pasi shpëtoi Melikën dhe nënën e saj.

"Melike është fëmija ynë tani. Ne donim që ata të qëndronin me ne gjatë gjithë kohës, por ata donin të ktheheshin në Kahramanmaraş”, tha Caliskan.

TRT Balkan / agjencitë