Të mbijetuarit e tërmetit në Türkiye, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë përgjatë këtij muaji, po përpiqen të mbajnë përsëri jetën në qytetet me kontejnerë dhe çadra.
Një muaj pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, qytetet me kontejnerë dhe çadra janë bërë një shtëpi e re për mijëra njerëz në dhjetë qytete të goditura nga tërmetet.
Një qytet kontejnerësh me madhësinë e 25 fushave të futbollit u ndërtua në qytetin historik Malatya, një nga qytetet më të dëmtuara nga tërmetet.
Vendbanimi i përkohshëm, ku do të strehohen më shumë se 10.000 të prekur të tërmetit, përbëhet nga 2.100 kontejnerë.
Shtëpitë e përkohshme, të cilat janë ndërtuar në përputhje me kushtet e katër stinëve, kanë të gjitha pajisjet e nevojshme, përfshirë ngrohës elektrikë, kuzhinë, furrë, ngrohës uji dhe banjë, që u duhen të prekurve nga tërmeti.
Ayhan Kalkan, shtëpia e të cilit në Malatya u dëmtua rëndë nga tërmetet, tha: “Të gjitha nevojat tona u plotësuan. Na shërbehet mëngjesi, dreka dhe darka. Nevojat shtesë të fëmijëve tanë plotësohen gjithashtu. Situata jonë është e mirë, jemi rehat tani.”
Më shumë se 45.000 humbën jetën në tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 që goditën 11 provinca turke më 6 shkurt.