Kabineti i ri i Türkiyes sot do të mbajë mbledhjen e parë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe anëtarët e kabinetit do të vizitojnë mauzoleun e themeluesit të Republikës Turke Mustafa Kemal Atatürk përpara seancës.
Kabineti i ri i Türkiyes, i shpallur nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas rizgjedhjes së tij më 28 maj, sot do të mbajë mbledhjen e tij të pare. Përpara takimit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, presidenti dhe anëtarët e kabinetit do të vizitojnë Anitkabirin, mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, themeluesit të Republikës Turke.
Përpjekjet në rajonin jugor të goditur nga tërmeti, masat ekonomike, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kufitare do të jenë ndër pikat prioritare të rendit të ditës së sesionit.
Türkiye shkoi në kutitë e votimit më 28 maj për balotazhin presidencial pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50% të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj. Erdoğani fitoi garën me 52,18% të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47,82%, sipas rezultateve zyrtare.
Erdoğani zbuloi të shtunën kabinetin e tij të ri pasi mori pjesë në ceremonitë e betimit dhe inaugurimit në parlament dhe kompleksin presidencial, përkatësisht.
Anëtarët e rinj të kabinetit:
Nënkryetar – Cevdet Yilmaz
Ministër i Drejtësisë – Yilmaz Tunc
Ministër i Familjes dhe i Shërbimeve Sociale – Mahinur Ozdemir Goktas
Ministër i Punës dhe i Sigurisë Shoqërore – Vedat Isikhan
Ministër i Mjedisit, i Urbanizimit dhe i Ndryshimeve Klimatike – Mehmet Ozhaseki
Ministër i Punëve të Jashtme – Hakan Fidan
Ministër i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore – Alparslan Bayraktar
Ministër i Rinisë dhe i Sporteve – Osman Askin Bak
Ministër i Thesarit dhe i Financave – Mehmet Simsek
Ministër i Punëve të Brendshme – Ali Yerlikaya
Ministër i Kulturës dhe i Turizmit – Mehmet Nuri Ersoy
Ministër i Arsimit Kombëtar – Yusuf Tekin
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare – Jashar Guler
Ministër i Arsimit Kombëtar – Yusuf Tekin
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë – Mehmet Fatih Kacir
Ministër i Bujqësisë dhe i Pylltarisë – Ibrahim Yumakli
Ministër i Tregtisë – Omer Bolat
Ministër i Transportit dhe i Infrastrukturës – Abdulkadir Uraloglu