Kahramanmaraş: Çdo ditë hiqen 45 mijë ton mbeturina nga rrënojat.     /Foto: AA

Derisa Türkiye të fillojë ndërtimin e shtëpive në zonat e goditura nga tërmetet në muajin e ardhshëm për të mbijetuarit, punëtorët e angazhuar për pastrimin dhe largimin e rrënojave vazhduan të heqin mbetjet e ndërtesave të shembura në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmeteve.

Çdo ditë, ekipet e pastrimit heqin 45.000 tonë mbeturina nga ndërtesat e shkatërruara në provincë.

Tërmetet e dyfishta shkatërruese të 6 shkurtit kanë marrë më shumë se 44.300 jetë në rajonin jugor të Türkiyes.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7.,6 me qendër në provincën Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa.

Mbi 10.200 pasgoditje janë raportuar, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 5,6 që tronditi Malatya të hënën, duke marrë jetën e të paktën një personi dhe duke lënduar 110 të tjerë.

Tërmetet shkaktuan gjithashtu një shkatërrim të gjerë në pjesë të Sirisë veriperëndimore, ku numri i të vdekurve është rritur në të paktën 5.840.

TRT Balkan / agjencitë