Kahramanmaraş: Ndërtohet “qyteti i kontejnerëve” sa 57 fusha futbolli.     /Foto: AA

Në Kahramanmaraş të Türkiyes, epiqendra e tërmeteve të 6 shkurtit, përfundoi ndërtimi i "qytetit të kontejnerëve", me madhësi sa 57 fusha futbolli, i ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

Punimet e nisura për zgjidhjen e problemit të strehimit në Kahramanmaraş po kryhen nga institucionet dhe organizatat përkatëse. Në kuadër të kësaj, ka marrë fund puna në "qytetin e kontejnerëve", i cili u ngrit në një sipërfaqe prej 429 mijë metrash katrorë në lagjen Dereli të rrethit Dulkadiroğlu.

Në rajonin ku vazhdojnë punimet në infrastrukturë dhe janë vendosur kontejnerë, do të ndërtohen kënde lojërash për fëmijë si dhe zona sociale. Pavarësisht motit të nxehtë në rajon, ekipet po përpiqen të përgatisin një sipërfaqe sa 57 fusha futbolli, ku janë vendosur 2.900 kontejnerë.

Një nga qytetet më të mëdha të kontejnerëve

Drejtori provincial i AFAD-it Tayfun Temur për Anadolu tha se pas tërmeteve të 6 shkurtit, vazhduan pandërprerë punimet për strehimin e viktimave të fatkeqësive.

Ai tha se një nga qytetet më të mëdha të kontejnerëve midis provincave të prekura nga tërmeti u ndërtua në Kahramanmaraş. Temur deklaroi se ata bënë çmos për të shëruar plagët.

Sipas tij, në "qytetin e kontejnerëve" do të ketë zona si xhami, fushë futbolli, ambiente sociale dhe lavanderi.

"Aktualisht në lagjen Dereli po ndërtohet një 'qytet kontejnerësh'. Punimet po vazhdojnë në faza. Disa prej tyre i kemi hapur. Gjithashtu, vazhdojnë punimet infrastrukturore në hapësirën me 2.900 kontejnerë. Të gjithë kontejnerët që kanë mbërritur në vend deri më tani janë vendosur në fushë dhe vazhdojnë lidhjet me infrastrukturën", theksoi Temur duke shtuar:

"Punimet në infrastrukturë po vazhdojnë. Ne po i hapim ato (kontejnerët) në faza dhe po zhvendosim qytetarët tanë. Në zonën e vënë në shërbim banojnë 2.700 persona. Ne kemi një plan pranë kësaj zone. Puna jonë në infrastrukturë është 85 për qind e përfunduar. Kur të përfundojë kjo punë, planifikojmë të vendosim qytetarët tanë atje".

Temur tha se si AFAD-i sigurojnë materialet që do të përdorin qytetarët në kontejnerë ndërsa në zonë do të ketë edhe objekte të ndryshme sociale.


TRT Balkan / agjencitë