Ministria e Brendshme e Türkiyes njoftoi se në operacionet në rajonet Jarabulus dhe Al-Bab të Sirisë u kapën 18 terroristë, përfshirë edhe të ashtuquajturin përgjegjës financiar të organizatës terroriste DEASh.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se punime të inteligjencës u kryen nga elementët e Komandës Këshillimore të Task Forcës Siriane në Jarabulus dhe Al-Bab nën koordinimin dhe ndjekjen e Komandës së Xhandarmërisë së qytetit turk Gaziantep.
Në operacionet e kryera më 3 dhjetor në Jarabulus dhe Al-Bab u kapën 13 terroristë të DEASh-it, përfshirë në mesin e tyre edhe të ashtuquajturin përgjegjës financiar të organizatës, të cilët kryenin aktivitete për zgjerimin e bazës, propagandë, sigurimin e elementëve dhe mbledhjen e inteligjencës dhe të cilët në të njëjtën kohë ndodheshin në kërkim për të kryer akte.
Në po të njëjtën ditë u arrestuan edhe 5 anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD/YPG të cilët u përcaktuan se ishin dërguar nga rajoni Munbixh (Manbij) në rajonin Jarabulus për të kryer akte.
Në kontrollet e ushtruara në banesat e të dyshuarve u sekuestruan mekanizëm bombe artizanale 10 kilogramë të gatshëm për shpërthim, 4 karta të qarkut elektronik për bomba, pushkë këmbësorie kallashnikov, pistoletë dhe 253 plumba.
4 Dhj 2022
Kapen 18 terroristë të DEASh-it dhe të PKK-së në veri të Sirisë
Në po të njëjtën ditë u arrestuan edhe 5 anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD/YPG të cilët u përcaktuan se ishin dërguar nga rajoni Munbixh (Manbij) në rajonin Jarabulus për të kryer akte.
AA
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.