Karakteristikat e Altayit, tankut më të ri në repertoarin e ushtrisë turke / Foto: AA

Türkiye vazhdon të radhisë sukseset e njëpasnjëshme në industrinë vendore të mbrojtjes, duke zhvilluar projekte të teknologjisë së lartë me resurse kryesisht të brendshme. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi para pak ditësh se vendi i tij ka ulur varësinë nga importi në sektorin e mbrojtjes nga 80% në 20% në vitet e fundit.

Pas suksesit me dronët luftarakë të kompanisë Baykar, luftanijen TCG Anadolu dhe projektin ambicioz për zhvillimin e një avioni luftarak vendor të gjeneratës së pestë, Türkiye prezantoi gjatë prillit edhe tankun Altay. Ky tank i gjeneratës së re i zhvilluar nga kompania vendore ASELSAN është version i avancuar i një prototipi të prodhuar 10 vjet më parë.

Kompania turke ASELSAN zhvilloi sisteme të cilat e furnizojnë tankun Altay me fuqi të lartë zjarri, qëndrueshmëri të lartë dhe aftësi vetëmbrojtjeje. Tanku posedon sistem vendor të blindimit, mbrojtje të lartë nga minat anti-tank dhe sisteme të detektimit të kërcënimeve nukleare dhe kimike.

Shpejtësia maksimale e tankut është 65km/h, ndërsa është i aftë për manovrim edhe në thellësi 4 metra nën ujë. Fuqia maksimale e makinës është 1.500 kuaj-fuqi.

Aftësitë sulmuese

Altay është i pajisur me armë moderne me aftësi të lartë sulmuese. Për armë kryesore ka një L55 Smoothbore 120 milimetërsh. Predhat e këtij tanku janë me aftësi për orientim me laser, ndërsa mund të bartë 40 copë municion. Në të është i vendosur edhe një mitraloz 7,62 mm.

Tanku është i pajisur edhe me sistem armës me telekomandë, pra të kontrolluara nga distanca. Gjithashtu, ka teknologjinë për ndjekje automatike të objektivit.

Tanku Altay tashmë i është dorëzuar ushtrisë turke për përdorim.

TRT Balkan