Kompletohet ekstradimi i Fatih Özer të Thodex-it nga Shqipëria në Istanbul / Photo: AA

Themeluesi i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili është ekstraduar nga Shqipëria, ka arritur në Istanbul.

Pasi Gjykata e Apelit e Durrësit miratoi ekstradimin e tij në Türkiye, pas punimeve për dërgimin e tij në vend, avioni i Özerit në orët e mëngjesit u nis nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë.

Me kohën lokale, Özer mbërriti në Aeroportin e Istanbulit në ora 10:15, ku u dorëzua tek ekipet e Departamentit të Policisë së Aeroportit të Istanbulit.

Ai u dërgua në qendrën policore, ku pas kontrollit shëndetësor dhe procedurave, pritet të dërgohet në selinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Istanbul.

Procesi i ekstradimit

Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht 2022 në Shqipëri.

Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mosqasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özerin, ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu, ndaj Özerit më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

AA