Më shumë se shtatë miliardë euro (7,5 miliardë dollarë) u mblodhën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të Bashkimit Evropian (BE) të hënën (20 mars) për të mbështetur Türkiyen dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.
"Premtimet totale arrijnë në 7 miliardë euro", deklaroi kryeministri suedez Ulf Kristersson në fund të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve "Së bashku për popullin e Türkiyes dhe të Sirisë". Kristersson tha se mbledhja e fondeve arriti qëllimin e saj.
Ngjarja u organizua nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Suedisë, e cila mori presidencën e Këshillit të BE-së më 1 janar.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshëndeti rezultatet e Konferencës.
“Faleminderit shumë që u treguat njerëzve të Sirisë dhe të Türkiyes se ata nuk janë vetëm, se ne kujdesemi, ne jemi këtu për të ndihmuar”, tha ajo.
Komisioni Evropian premtoi një miliard euro për rindërtimin në Türkiye dhe një paketë shtesë prej 108 milionë eurosh për ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen në Siri.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiyes më 6 shkurt me epiqendër Kahramanmaraş. Numri i personave që humbën jetën nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen jugore muajin e kaluar është rritur në 50.096. Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese, ashtu si edhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
20 Mar 2023
Konferenca e donatorëve të BE-së: Mbi 7 mld. euro për Türkiyen dhe Sirinë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalimit të sotëm nëpërmjet një videomesazhi me të cilin iu drejtua Konferencës së Donatorëve të organizuar nga BE-ja, tha se dëmet nga tërmetet arrijnë rreth 104 miliardë dollarë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore