Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka sjellë vendim për shpalljen e zisë shtetërore në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për viktimat e tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Türkiye.
Sipas pikës 1 të vendimit në fjalë thuhet: "Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 8 shkurt 2023, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve në Türkiye, të cilët lanë mijëra persona të vdekur dhe të lënduar.
Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Türkiye e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja.
Kjo tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë.
"Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit, por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja", ka shkruar Vjosa Osmani, duke shtuar se mendimet dhe lutjet tona e tyre, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi është i plotë.
"Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Türkiye, ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen. Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe jona", vazhdoi më tej Osmani.
Prandaj, siç thotë ajo bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Türkiye, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.
Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja.
Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri-tjetrit në këto ditë tmerri ngjall shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë.
7 Shk 2023
Kosova shpall ditë zie shtetërore për tërmetin në Türkiye
Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 8 shkurt 2023, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve në Türkiye, të cilët lanë mijëra persona të vdekur dhe të lënduar.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.