Kryediplomatët e Türkiyes dhe Rusisë diskutuan konfliktin Izrael-Palestinë

Kryediplomatët e Türkiyes dhe Rusisë diskutuan konfliktin Izrael-Palestinë

Burime diplomatike turke thanë se në bisedën telefonike u diskutuan edhe sulmet e Izraelit në Gaza.
Kryediplomatët e Türkiyes dhe Rusisë diskutuan konfliktin Izrael-Palestinë / Foto: TRT World

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi zhvillimet në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës me homologun e tij rus Sergey Llavrov.

Burime diplomatike turke thanë se në bisedën telefonike u diskutuan edhe sulmet e Izraelit në Gaza.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën sulme intensive ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake nga grupi palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi operacionin "Tufani i Aksasë", një sulm i befasishëm me shumë drejtime, përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin "Shpatat e Hekurta" kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007.

AA