Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shoukry, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Türkiye.
Shoukry do të qëndrojë për vizitë në Türkiye me ftesë të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se në takimet gjatë vizitës do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Muajin e kaluar, Çavuşoğlu dhe Shoukry u takuan në kryeqytetin egjiptian Kajro, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe ranë dakord për të maksimizuar lidhjet diplomatike.
Çavuşoğlu ishte ministri i parë i jashtëm turk që vizitoi Egjiptin në 11 vitet e fundit.
Marrëdhëniet diplomatike midis Türkiyes dhe Egjiptit kanë qenë në nivelin e të ngarkuarve me punë diplomatike që nga grushti i shtetit ushtarak i Egjiptit në vitin 2013, i cili rrëzoi presidentin e atëhershëm të vendit, Mohammed Morsi.