Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Emirateve diskutojnë raportet dypalëshe

Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Emirateve diskutojnë raportet dypalëshe

Dy ministrat e jashtëm shkëmbyen mendime dhe pikëpamje edhe për Ballkanin.
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu / Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes dhe i Emirateve të Bashkuara Arabe në një bisedë telefonike të hënën shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis dy vendeve, sipas burimeve diplomatike turke të transmetuara nga Anadolu.

Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan trajtuan gjithashtu Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Ekonomik që u nënshkrua nga Ankaraja dhe Abu Dhabi në mars për të rritur tregtinë e tyre dypalëshe.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve do të hyjnë në një fazë të re dhe vëllimi i tregtisë midis Türkiyes dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të arrijë në 25 miliardë dollarë në pesë vjet.

Dy ministrat e jashtëm shkëmbyen mendime edhe për Ballkanin.

AA