Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me homologun e tij kinez, Wang Yi, në kryeqytetin Punom Pen të Kamboxhias, ku ndodhet për të marrë pjesë në Takimin e Katërt Trepalësh të Partneritetit të Dialogut Sektorial të Asociacionit të Kombeve Türkiye-Azia Juglindore (ASEAN).
Në një postim nga llogaria e tij Twitter, Çavuşoğlu lidhur me takimin është shprehur se me ministrin kinez janë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale, si dhe ka theksuar ndjeshmërinë e Türkiye-s lidhur me turqit ujgurë.
Ministri Çavuşoğlu, gjithastu zhvilloi takime të ndara edhe me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ministren e Jashtme të Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, ministrin e Lartë të Kamboxhias përgjegjës për muslimanët, Othsman Hassan, ministrin e Jashtëm të Bruneit, Erywan Yusof dhe ministrin e Jashtëm të Sri Lankës, Ali Sabry.