Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, priti për bisedime zyrtarë të opozitës siriane në kryeqytetin Ankara.
Çavuşoğlu u takua me Salem al-Meslet, kryetar i Koalicionit Kombëtar, Badr Jamous, kreu i Komitetit të Negociatave dhe Abdulrahman Mustafa, kryeministër i qeverisë së përkohshme.
"Ne vlerësojmë dhe mbështesim kontributin e opozitës në procesin politik brenda kornizës së Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", shkroi Çavuşoğlu në Twitter.
Të martën, Çavuşoğlu nënvizoi se duhet të ndërmerren hapa për paqen e qëndrueshme në Siri, duke shtuar se regjimi i Asadit në Siri nuk duhet ta shohë opozitën si terroriste.
"Që në fillim Türkiye ka thënë se procesi më i rëndësishëm është ai politik", tha kryediplomati turk.
AA