Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologia e tij greke Katerina Sakellaropoulou kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve fqinje.
Në takimin e saj me presidentin Erdoğan në Athinë, Sakellaropoulou tërhoqi vëmendjen për afrimin e vazhdueshëm midis dy vendeve.
"Është më e nevojshme se kurrë që Greqia dhe Türkiye të punojnë së bashku për të forcuar bashkëpunimin, për të promovuar të drejtën ndërkombëtare dhe mirëqenien e rajonit më të gjerë", tha Sakellaropoulou.
Ajo gjithashtu u shpreh optimiste se Këshilli i 5-të i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greko-Turk, që do të mbahet sot, do të ishte produktiv.
Presidenti Erdoğan theksoi se vizita e tij në Athinë do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
"Besoj se takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë do të mundësojë forcimin e periudhës së re midis Türkiyes dhe Greqisë", tha ai.
Presidenti turk tha se synimi është rritja e vëllimit tregtar prej 5,5 miliardë dollarë në 10 miliardë dollarë.
"Do të bisedojmë se çfarë hapa mund të hedhim dhe në cilat fusha", tha ai.