Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Berlin me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Në postimet e bëra nga platforma e medias sociale X e MPJ-së turke njoftohet se Fidan zhvilloi takime dypalëshe në Gjermani, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm me temë "Zgjerimi dhe Reforma e BE-së".
Në postime theksohet se ministri Fidan u takua në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në kuadër të konferencës.
TRT Balkan / agjencitë