Kryediplomati turk Fidan takohet në Baku me presidentin e Azerbajxhanit / Foto: AA

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, është pritur nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Baku, ku po qëndron për të marrë pjesë në takimin ministror të Byrosë Koordinuese të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara (NAM).

Sipas deklaratës së Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev e uroi Fidanin për emërimin e tij si ministër i Jashtëm dhe i uroi suksese. Aliyev tha se vizita zyrtare e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Azerbajxhan pas zgjedhjeve është shembull i marrëdhënieve vëllazërore dhe aleancë midis dy vendeve.

Duke falënderuar për urimet, Fidan deklaroi se si në detyrën e tij të mëparshme ashtu edhe tani ka pasur prioritet zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe miqësore ndërmjet Azerbajxhanit dhe Türkiyes.

Gjithashtu, Fidan shprehu mirënjohjen e tij për ftesën e Türkiyes në Mbledhjen Ministrore të Byrosë Koordinuese të NAM-it. Duke e uruar Aliyevin për presidencën e tij të suksesshme të NAM-it, Fidan tha se Azerbajxhani po udhëheq një proces shumë të rëndësishëm.

Aliyev e njoftoi ministrin Fidan për punën e bërë gjatë presidencës së mandatit të NAM-it të Azerbajxhanit.

Presidenti Aliyev gjithashtu e informoi Fidanin për procesin e kryer për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në Kaukazin e Jugut.

AA