Kryediplomati turk takoi homologë të shumtë në takimin e ASEAN-it.     /Foto: T.C. Dışişleri Bakanlığı / Photo: T.C. Dışişleri Bakanlığı 25.7K Tweets See new Tweets T.C. Dışişleri Bakanlığı/Twitter

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan të premten u takua me homologët e tij në margjinat e takimit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Indonezi.

Në kryeqytetin Xhakarta, Fidan zhvilloi bisedime veçmas me ministrin e Jashtëm të Bangladeshit AK Abdul Momen, ministrin e Jashtëm të Brunei Darussalam II Dato Erywan Yusof dhe homologun e tij vietnamez Bui Thanh Son.

Fidan zhvilloi gjithashtu takime të veçanta me dyer të mbyllura me Ministrin e Jashtëm japonez Hayashi Yoshimasa, Sekretarin e Shtetit të ShBA-së Antony Blinken dhe homologen e tij norvegjeze Anniken Huitfeldt.

Po ashtu, kryediplomati turk Fidan u takua me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Më herët të premten, Presidenti i Indonezisë Joko Widodo priti Fidanin për bisedime.

Fidan do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e 5-të të Partneritetit të Dialogut Sektorial ASEAN-Türkiye.

Türkiye e konsideron ASEAN-in si kornizën më të rëndësishme të bashkëpunimit në rajon. Vendit iu dha statusi i partnerit të dialogut sektorial të ASEAN-it në vitin 2017.

TRT Balkan / agjencitë