Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ministria e Jashtme turke në një postim nga llogaria e saj në rrjetet sociale ndau fotografi lidhur me takimin.
Ndërkohë nuk janë ndarë detaje lidhur me takimin që Fidan zhvilloi me homologun e tij amerikan në Nju Jork, në të cilin ndodhet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (OKB).
TRT Balkan / agjencitë