Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Urime Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, si një mbështetës i fuqishëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Türkiyes, i miqësisë mes dy popujve dhe i bashkëpunimit mes vendeve tona", shkruan kryeparlametarja Nikolla, ka njoftuar zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.
Edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shqipërisë kanë përcjellë urimet e tyre për fitoren e Presidentit Erdoğan.
Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiyes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
TRT Balkan / agjencitë