Gjatë ditës së sotme Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK) të Türkiyes nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan ndërmjet tjerash si temë diskutimi u zhvillua edhe situata në Ukrainë dhe incidenti i fundit në Kosovë.
“U diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe hapat e mundshëm që do të ndërmerren, në veçanti rigjallërimi i Iniciativës së Drithit të Detit të Zi, ashtu si edhe u dëshmua vendosmëria e Türkiyes për të vazhduar përpjekjet e saj për t'i dhënë fund luftës pa vonesë me një mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme të paqes”, thuhet në komunikatën e KSK-së.
Ndërsa lidhur me incidentet në Kosovë dhe situata e fundit në Ballkan u tha se Türkiye do të bëjë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen dhe qetësinë si në rajon, ashtu edhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s.
29 Sht 2023
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.