Kush është Zehrarur Aydemir, deputeteja më re në Parlamentin e Türkiyes?     /Foto: AA

Zehranur Aydemir është përfaqësuesja më e re në përbërjen e re të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Türkiyes dhe është përfaqësuese e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe për Anadolu Agency tha se dëshiron të punojë më shumë për tema të softuerit dhe kodimit brenda sistemit arsimor për të siguruar që fëmijët të rriten në mënyrë të drejtë dhe të zbulojnë talentet e tyre.

Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Türkiye, përfaqësuesja 25-vjeçare e AK Partisë nga Ankaraja, Zehranur Aydemir, do të jetë deputetja më e re turke në mandatin e ardhshëm.

Ajo ka lindur në Ankara, me origjinë nga Rize dhe është diplomuar në një program të dyfishtë për inxhinieri industriale dhe IT.

Duke theksuar se ajo e ka nisur jetën politike në moshën 18-vjeçare në Organizatën Krahinore të AK Partisë në Ankara dhe ka vazhduar në selinë e AK Partisë si nënkryetare e Degës së Rinisë, kreu aktual i Grupit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Arsimit, Aydemir tha se ajo hyn në parlament si zëri i rinisë. Aydemir punon si inxhiniere softuerësh në një kompani që luan një rol të rëndësishëm në sektorin e industrisë së mbrojtjes të Türkiyes dhe hyri në politikë për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të asaj fushe të industrisë.

Ajo theksoi veçanërisht rëndësinë e faktit që presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u dha rëndësi dhe mundësi të madhe të rinjve.

“Shekulli turk do të jetë shekulli i rinisë. Presidenti ynë është një lider që dëgjon ëndrrat e të rinjve, zgjidh problemet dhe çon rrugën drejt së ardhmes me idetë e tij të ndritura. Ne shohim një numër të konsiderueshëm të rinjsh në funksione. Erdoğan është gjithashtu një person që e ka nisur politikën në degën e rinisë”, tha Aydemir.

Në një bisedë me gazetaren e Anadolu Agency ajo tha se dëshiron të punojë më shumë në fushën e teknologjisë, softuerit dhe kodimit në mënyrë që fëmijët të rriten në një mjedis cilësor dhe të zbulojnë talentet e tyre në sistemin arsimor.

“Dua që zëri i të rinjve të dëgjohet në parlament dhe ëndrrat tona të dëgjohen”, tha Aydemir.

Ajo kritikoi politikën e opozitës për shkak të hapësirës së kufizuar për të rinjtë dhe shtoi se përfaqësuesi më i ri i Partisë Popullore Republikane (CHP) opozitare është 33 vjeç.

TRT Balkan / agjencitë