Në Istanbul sonte ka shpërthyer një zjarr që ka kapluar disa vetura. Zjarri është shuar pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve.
Zjarri fillimisht ka kapluar një veturë në lëvizje, pas çka shoferi ka braktisur veturën dhe ka kërkuar ndihmë. Zjarri pastaj ka kapluar edhe katër vetura të tjera të parkuara në afërsi, para se të arrijnë automjetet e njësitit zjarrfikës.
Fatkeqësisht, opinioni në rajon u keqinformua se bëhet fjalë për sulm të ri terrorist.
Disa media në rajon publikuan lajmin nga një profil i pakonfirmuar dhe i paverifikuar i cili ka shpërndarë edhe video të veturës në zjarr me mbishkrimin se bëhet fjalë për sulm terrorist.
Profili “LWNC” në Twitter deri në atë moment kishte pak më shumë se 30 ndjekës, ndërsa është hapur këtë muaj.
Përkujtojmë se Istanbuli ishte cak i një sulmi terrorist të dielën, më 14 nëntor, kur anëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG me aktivizimin e një mjeti shpërthyes shkaktuan vdekjen e 6 personave dhe lënduan 81 të tjerë.