Sateliti i parë i kompanisë turke Fergani Space FGN-100-d1 është lëshuar mbrëmë nga baza hapësinore amerikane Vanderberg.
Sateliti i kompanisë, menaxheri i lartë i së cilës është Selcuk Bayraktar, CEO i prodhuesit të dronëve Baykar, u lëshua duke përdorur një raketë Falcon 9 nga kompania amerikane SpaceX.
Misioni Transporter-12, i nisur nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbante 131 pjesë ngarkese, duke përfshirë mikrosatelitë dhe automjete orbitale, si dhe satelitin e parë të Fergani Space, FGN-100-d1, si dhe satelitë nga Plan- S, një nga kompanitë turke për teknologjinë hapësinore.
Pamjet e misionit të suksesshëm Transporter-12 u transmetuan drejtpërdrejt në llogarinë "X" të SpaceX.
Nisja testuese e motorit hapësinor të satelitit Fergana përfundoi me sukses në maj të vitit të kaluar.
Selcuk Bayraktar deklaroi se ata themeluan Fergana për të ndërtuar një sistem pozicionimi global të përbërë nga një seri satelitësh.
Fergani Space synon të prezantohet para botës duke prodhuar zgjidhje të qëndrueshme dhe me kosto efektive në transportin hapësinor dhe shërbimet satelitore në orbitë të ulëta me teknologjitë inovative dhe origjinale që zhvillon.