Ministria e Jashtme e Türkiyes ka thirrur ambasadorin e Danimarkës në Ankara, Danny Annan, për shkak të dhënies së lejes për djegien e Kuranit para ambasadës së Türkiyes në Kopenhagë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ambasadorit të thirrur në Ministrinë e Jashtme i është theksuar se Türkiye dënon në mënyrën më të fuqishme lejimin e aktit provokues ndaj Kuranit, i cili është qartazi në cilësinë e krimit të urrejtjes.
Ambasadorit iu përcoll se ky qëndrim i Danimarkës është i papranueshëm si dhe iu theksua se pritet që të mos jepet leje ndaj veprimit në fjalë.
Para disa ditësh, edhe Suedia lejoi djegien e Kuranit, gjë që u dënua ashpër nga krerët shtetërorë në Ankara.
AA