Nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, 300 tonë materiale ndihme humanitare u dërguan me anijet amfibe të Komandës së Forcave Detare TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar në Liban, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij.
Bëhet e ditur se 300 tonë materiale ndihme humanitare, përfshirë ushqime, batanije dhe tenda, të mbledhura nën koordinimin e AFAD-it u ngarkuan në anijet amfibe TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar në Komandën Rajonale Mesdhetare të Rojës Bregdetare në Mersin.
Komandanti i Grupit të Misionit të Evakuimit të Libanit, kundëradmirali Nihat Baran mbajti një fjalim para personelit të anijes përpara lundrimit dhe u uroi atyre mision të suksesshëm. Pas largimit nga porti Mersin, anijet TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar mbërritën në portin e Bejrutit të shoqëruara nga 2 fregata dhe 2 anije patrullimi.
Produktet e ndihmave humanitare në anijet amfibe vendase, pas procedurave do të shkarkohen në portin e Bejrutit në të cilin do të ankorohen.
TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar do të evakuojnë civilë
Pas shkarkimit të ndihmave humanitare në port do të nisë evakuimi i civilëve, shumica e të cilëve janë shtetas turq.
Civilët, përfshirë qytetarë të vendeve të ndryshme të cilët kanë bërë kërkesë tek autoritetet turke, do të kalojnë nëpër pikën e kontrollit e cila përfshin asgjësimin e bombave dhe qentë e trajnuar për lëndë narkotike, si dhe më pas do të hipin në TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar.
Civilët që do të hipin në të dyja anijet amfibe, do të sillen në Mersin të shoqëruar nga 2 fregata dhe 2 anije patrullimi.