Luftanijen TCG Anadolu në Istanbul e kanë vizituar mbi 140 mijë njerëz.     /Foto: AA

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se më shumë se 140 mijë persona kanë vizituar luftanijen më të madhe turke “TCG Anadolu”, e cila iu dorëzua zyrtarisht Marinës turke në fillim të muajit prill.

Më 10 prill, anija luftarake "TCG Anadolu" u ankorua në portin e Istanbulit, Sarayburnu, ku ishte e hapur për vizitorët.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se anija po largohet nga Istanbuli dhe po shkon drejt Izmirit, ku duhet të ankorohet më 3 maj.

Türkiye është një nga dhjetë vendet që projektojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë anijen e tyre luftarake.

Ndërtimi i anijes luftarake “TCG Anadolu” filloi në prill të vitit 2016 dhe përfundoi këtë vit. Rreth 70 për qind e anijes luftarake është ndërtuar me kapacitete lokale.

Anija "TCG Anadolu" mund të transferojë njësi me madhësi batalioni në një vendndodhje specifike me mbështetjen e saj logjistike, pa pasur nevojë për mbështetje në bazën e shtëpisë. E ndërtuar në kantierin detar Sedef të Istanbulit, kjo anije luftarake mund të transportojë helikopterë, dronë, automjete tokësore, anije të lehta luftarake dhe personel.

Luftanija “TCG Anadolu” është 231 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë dhe mund të transportojë një ngarkesë prej rreth 27 mijë tonësh.

TRT Balkan / agjencitë