Marka kombëtare është një koncept shumë i rëndësishëm për botën në ditët e sotshme. Sipas Shoqatës Amerikane të Marketingut, një markë është një emër, një term, dizajn, simbol ose çdo lloj karakteristike tjetër që e dallon një produkt ose një shërbim nga një tjetër.
Marka nuk është vetëm për kompanitë, edhe shtetet mund ta kenë atë. Prandaj, marka kombëtare mund të përshkruhet shkurtimisht si rritje pozitive e një shteti në njohjen e tij në botë.
Marka kombëtare shfaq veçoritë që i përkasin vetëm kombit dhe shtetit të cilat e rrisin prestigjin dhe fuqinë konkurruese të vendit me të tjerët.
Markat më të njohura të Türkiyes
Qëllimi kryesor dhe themelor i një marke është fitimi. Türkiye tashmë ka shumë marka të njohura botërisht.
Sipas “Brand Finance”, konsulenca kryesore e pavarur në botë për vlerësimin e markës, Turkish Airlines me një vlerë të markës prej 1.60 bilion dollarë është zgjedhur për të pestën herë radhazi si marka më e vlerësuar në botë në vitin 2022.
Prodhuesi i pajisjeve shtëpiake Arçelik me një vlerë prej 1.45 bilion dollarë, prodhuesi i makinave Ford Otosan me një vlerë prej 819 milionë dollarë, prodhuesi i pajisjeve shtëpiake Vestel me një vlerë prej 270 milionë dollarë, operatori telefonik Turkcell me vlerë 705 milionë dollarë dhe prodhuesi tekstil LC Waikiki me vlerë të markës 668 milionë dollarë janë në krye të listës.
Në një të ardhme të afërt, me një strategji të mirë komunikimi markat vendase të Türkiyes do të zmadhohen, do të forcohen dhe do të rrisin larmishmërinë e tyre.
Si arrin Türkiye ta bëjë markën e saj të fuqishme shpejt dhe në mënyrë strategjike?
Türkiye ka një potencial të madh të prodhimit kombëtar dhe një aftësi të fuqishme për të arritur këtë nëpërmjet pasurive të saj. Duke qënë se Türkiye prezanton një vatër të kulturave të ndryshme, një pikë takimi për ide dhe ambicie ashtu sikurse edhe një destinacion për të jetuar dhe për të punuar.
Procesi i prodhimit të markës së Türkiyes është i drejtuar dhe i menaxhuar nga Drejtoria Presidenciale e Komunikimit në bashkëpunim me instituticione dhe organizata turke për vetë faktin që prodhimi kombëtar është një strategji e rëndësishme komunikimi.
Ndryshimi i emrit në “Türkiye”
Fillimisht, vendimi për të ndryshuar emërtimin e shtetit nga “Turkey” në “Türkiye” është një hap i rëndësishëm i cili shpalos strategjinë e aktiviteteve të markës së Türkiyes.
Koordinatorja e Zyrës së Markës Türkiy, Nur Özkan Erbay duke folur për TRT Balkan, thotë se hapi i ndërmarrë për vendimin e ndryshimit të emrit në Türkiye është parë si fillimi i një udhëtimi të ri për markën Türkiye.
Fraza “Türkiye” simbolizon dhe përçon kulturën e popullit turk, civilizimin dhe vlerat në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në kuadër të forcimit të emrit “Türkiye”, pritet të tregohet një kujdes i veçantë në përdorimin e emërtimit “Türkiye” në vend të emrave si “Turkey”, “Turkei”, “Turquie” etj, në të gjitha llojet e aktiviteteve dhe komunikimit, veçanarisht në marrëdhëniet zyrtare me shtetet, institucionet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Etiketimi “Prodhuar në Türkiye”
Së dyti, eksportimi i mallrave të prodhuar në Türkiye dhe krenaria e shtetit në tregtinë ndërkombëtare filloi të etiketohej si “Prodhuar në Türkiye” në vend të “Prodhuar në Turkey”.
Eksporti është një nga shtyllat kryesore të markës kombëtare. Iniciativa “Prodhuar në Türkiye” e rrit ndërgjegjësimin për markën Türkiye në botë.
Krijimi i “Zyrës së Markes Türkiye”
Së treti, Zyra e Markës Türkiye është themeluar nga Drejtoria Presidenciale e Komunikimit në maj të vitit 2022 dhe është nën drejtimin e gazetares të mirënjohur Nur Özkan Erbay.
“Türkiye, e cila është një fuqi globale stabilizuese në rajon, është duke u promovuar në çdo fushë, sidomos në kuadrin e njohjes së përsonalitetit drejtues të Recep Tayip Erdoğan”, shprehet për TRT Balkan, Nur Özkan Erbay.
Zyra e Markës Turkiye ka për qëllim të forcojë më tej vlerën e Markës Türkiye në nivel global duke shpërndarë të gjitha historitë e suksesit nga Türkiye në fushën e edukimit, teknologjisë, shëndetit, komunikimit, industrisë, mbrojtjes, sportit, kulturës, diplomacisë, ndihmës humanitare, turizmit, energjisë, risisë, ekonomisë, infrastrukturës dhe transportit.
Forumi i Markës Kombëtare
Së fundmi, Forumi i parë i Markës Kombëtare u organizua nga Drejtoria Presidenciale e Komunikimit në dhjetor të vitit 2022 në Istanbul nën temën “Njihuni me Ngjyrat e Vërteta të Türkiyes”. Ky forum solli me një vend ekspertë, akademikë dhe zyrtarë të sektorëve të ndryshëm të markave kombëtare me famë botërore.
Klima dhe mjedisi i ngrohtë i politikave të Türkiyes, historia, kultura, arti dhe vlerat e civilizimit, vendet turistike, natyra, kinematografia dhe gastronomia janë elementë të pandashëm të markës kombëtare Türkiye. Në forum u diskutuan edhe këto elementë promovues.
“Marka Türkiye” nuk është larg nga Ballkani!
Siç është e ditur, shtetet e Ballkanit kanë marrëdhënie shumë të ngushta me Türkiyen, jo vetëm në aspektet politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe në kuadrin e lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore.
“Puna e bërë për të zhvilluar markën Türkiye është e formuar në kuadrin e vlerave, kapaciteteve, objektivave dhe prioriteteve aktuale të Türkiyes. Prandaj, ne vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira miqësore, vëllazërore dhe aleance në fushën e medias dhe komunikimit me vende në të cilat zhvillohen dialogje politike në një nivel të lartë. Shtetet e Ballkanit janë disa prej tyre”, thotë Nur Özkan Erbay.
Marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit dhe Türkiyes janë rritur në vitet e fundit si rezultat i forcimit të lidhjeve. Türkiye është një nga investitorët më të mëdhenj në Ballkan. Institucionet e Türkiyes si TIKA, YTB, Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni Maarif vazhdojnë të ofrojnë shërbime në çdo fushë.
“Drejtoria Presidenciale e Komunikimit mbajti një panel diskutimi në “Markën Kombëtare Türkiye-Qatar” në Doha si pjesë e organizimit për Kupën Botërore të FIFA 2022. Ky lloj bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit të cilët janë miq dhe aleatë të Türkiyes është shumë i rëndësishëm”, shtoi Erbay.
Duke filluar nga traditat e ngrënies dhe pirjes e deri te marrëdhëniet njerëzore, populli turk dhe ballkanasit kanë karakteristika shumë të ngjashme dhe frymëzohen nga njëri-tjetri në shumë aspekte.
“Vlerat dhe traditat e përbashkëta të Türkiyes dhe gjeografisë së Ballkanit premtojnë për mundësi të mëdha bashkëpunimi. Marrëdhëniet mes Ballkanit dhe Türkiye të cilët ndajnë një kulturë të përbashkët dhe një të kaluar civilizimi përmbajnë potencialin për të shërbyer si model në promovimin e markës kombëtare”, thekson Erbay.
Aktivitetet për markën kombëtare po rriten dhe përhapen në të gjithë botën. Çdo vend funksionon në këtë çështje në mënyra të ndryshme. Për shembull, të tilla aktivitete në Peru, Estoni, Australi, Singapor, Kosta Rikë, Kil, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Afrikën e Jugut mbahen nga Zyrat Kombëtare të Markës.
Meqënëse progresi dhe zhvillimi mes Türkiyes dhe Ballkanit është në interes të të dyja palëve, Zyra e Markës Türkiye mund të frymëzojë shtetet e Ballkanit të cilat zotërojnë pasuri të njohura në turizëm, kryesisht në arenën e pasurive natyrore dhe kuzhinës.