Një ekip ndërkombëtar nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Istanbul përfundoi inspektimin e anijes "Razoni", gjegjësisht anijës së parë që transporton grurin ukrainas që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Inspektimi zgjati më shumë se një orë, dhe pas marrjes së lejeve të sigurisë në Istanbul, anija do të vazhdojë lundrimin drejt portit të Tripolit, në Liban.
Anija nën flamurin e Sierra Leones, e ngarkuar me 26,500 ton misër, mbërriti të martën në mbrëmje në ngushticën e Istanbulit në hyrje të Detit të Zi dhe u ankorua në vendin e caktuar.
Türkiye, e vlerësuar nga komuniteti ndërkombëtar për rolin e saj ndërmjetësues, koordinoi me Moskën dhe Kievin hapjen e një korridori nga qyteti i portit ukrainas Odesa për të rivendosur dërgesat globale të grurit që janë ndalur që nga 24 shkurti për shkak të luftës ruso-ukrainase.
Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Türkiye-s dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) që punojnë në Qendrën e Përbashkët Koordinuese të krijuar në kampusin e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare u nisën me dy varka për të kryer një inspektim të një anijeje nga Ukraina të ngarkuar me misër që mbërriti mbrëmë në Istanbul.
Ekipi i përbashkët i inspektimit nga qendra, i cili monitoron dhe mbikëqyr lundrimin e anijes, me varkat “Mileva” dhe “Ğozdzu-1” ka shkuar për të inspektuar anijen.
Delegacioni kreu një inspektim të anijes tregtare në përputhje me procedurat dhe parimet e dakorduara.
Qendra e Përbashkët Koordinuese filloi aktivitetet e saj në përputhje me dispozitat e Dokumentit të Nismës për dërgimin e sigurt të grurit dhe produkteve ushqimore nga portet e Ukrainës midis Türkiye-s, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara (OKB), nën kujdesin e Presidentit të Türkiye-s, Rexhep Tajip Erdogan.
3 Gus 2022
Mbaroi inspektimi i anijes së parë me grurin ukrainas në Istanbul
Mbi 25 mijë tonë u transportuan me anijen Razoni"
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.