Mbi 13 mijë pasgoditje në zonën e tërmeteve në Türkiye brenda një muaji.     /Foto: AA

Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që ndodhën më 6 shkurt me epiqendër provincën verilindore të Türkiyes, Kahramanmaraş, e deri më sot janë shënuar 13.753 pasgoditje në rajon.

Sipas informacionit të marrë, vazhdojnë pasgoditjet pas tërmetit që preku 11 provinca të rajonit.

Për shkak të tërmeteve në Kahramanmaraş në rajon deri më sot janë shënuar 13.753 pasgoditje.

Në postimin nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) thuhet se vazhdojnë pasgoditjet e tërmetit.

Deri më tani të paktën 45.968 njerëz humbën jetën e tyre në dy tërmetet e fuqishme që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.

TRT Balkan / agjencitë