Mbi 7.000 pasgoditje u regjistruan pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye / Foto: Reuters

Autoriteti turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave, AFAD, njoftoi të martën se gjithsej 7.242 pasgoditje janë regjistruar pas tërmeteve shkatërruese që dridhën jugun e Türkiyes më 6 shkurt.

Sipas AFAD-it, 41 tërmete që vlerësohen si pasgoditje kanë qenë me magnitudë mes 5 dhe 6 ballësh, ndërsa 450 dridhje kanë qenë me magnitudë mes 4 dhe 5 ballësh.

Të paktën 42.310 persona humbën jetën dhe mbi 100.000 të tjerë u lënduan pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën jugun e Türkiyes më 6 shkurt, thonë të dhënat e fundit zyrtare rreth fatkeqësisë.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, prekën mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca, përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Disa shtete të këtij rajoni, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu i ndien dridhjet e forta që goditën Türkiyen në më pak se 10 orë nga njëra-tjetra.

Më shumë se 250.000 personel kërkim-shpëtimi po punojnë në terren, sipas kreut të AFAD-it, Yunus Sezer.

AA