Ministri grek i mbrojtjes do ta vizitojë Türkiyen / Foto: AA Arkiv

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikolaos Panagiotopoulos, do të vizitojë Türkiyen me ftesë të ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Sipas informacioneve nga burime në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, më 4 prill, Panagiotopoulos do të vizitojë provincën turke të Hatayit, i cili u godit nga tërmeti.

Panagiotopoulos do të shoqërohet nga ministri turk Akar gjatë vizitës së tij në Hatay.

Më pas, dy ministrat do të zhvillojnë një takim dypalësh.

Ndryshe, Akar dhe Panagiotopulos kanë biseduar me telefon më 9 mars, gjatë së cilës janë pajtuar që agjenda mes dy vendeve të zhvillohet në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

AA